Dy ndeshje interesante

Basketboll

Dy ndeshje interesante

Më: 26 shkurt 2025 Në ora: 19:05
Foto ilustrim

Mesjava sjell duelet e javës së 21-të të Superligës, që është shtyrë për shkak se palestrat ishin të zëna për Zgjedhjet në Kosovë.

Ylli dhe Proton Cable Prizreni përballen në një duel mjaft interesant, por edhe shumë të rëndësishëm.

Therandasit janë në vendin e gjashtë me tetë fitore e 12 humbje, derisa prizrenasit në vendin e tetë me pesë fitore e 15 humbje.

Fitorja është shumë e rëndësishme për të dy skuadrat, duke bërë që të presim një sfidë mjaft interesante.

Dy skuadrat me traditë në basketbollin e Kosovës, Peja dhe Bashkimi përballen po ashtu në një takim mjaft interesant.

Pejanët janë në vendin e pestë me dhjetë fitore e dhjetë humbje, kurse prizrenasit në vendin e dytë me 14 fitore e gjashtë humbje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat