Sot zhvillohen dy ndeshje interesante në basketbollin.
Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 22-të të Superligës.
Sigal Prishtina dhe Proton Cable Prizreni ndeshen në kryeqytet, me të dy skuadrat që kanë pasur formë të ndryshme së fundi. Bardhekaltrit kanë shtatë fitore radhazi në elitë, duke mos pësuar humbje në vitin 2025 në ProCredit Superligë, derisa prizrenasit janë në vështirësi, pasi ndodhen në pozitën e fundit me pesë fitore e 16 humbje, derisa prishtinasit janë në vendin e tretë me 13 fitore e tetë humbje.
Në ndeshjen tjetër përballen Peja dhe Vëllaznimi. Verdhezinjtë kanë dhjetë fitore e 11 humbje duke u renditur në vendin e pestë, kurse kuqezinjtë kanë 11 fitore e dhjetë humbje dhe renditen në pozitën e katërt.
Të dy ndeshjet nisin nga ora 19:00.