Trepça ka fituar në derbin e javës së 22-të të ProCredit Superligës ndaj Bashkimit me shifrat 93:88 (32:17, 12:17, 20:26, 29:28).
‘Xehetarët’ u shkëputën në 71:60, por prizrenasit sërish afruan shifrat dhe kaluan në epërsi 77:78, por në momentet vendimtare mitrovicasit ishin më të mirë dhe triumfuan 93:88.
Te vendasit u dalluan Michael Green me 23 pikë, tri kërcime e katër asistime, Drilon Hajrizi me 18 pikë, katër kërcime e katër asistime dhe Michael Charles Myres me 17 pikë e tetë kërcime.
Ndërsa te mysafirët u dalluan Lejson Zeqiri me 22 pikë e katër kërcime dhe Dirk Williams me 17 pikë e katër kërcime.
Tani të dy skuadrat kanë nga 15 fitore e shtatë humbje.