Bora ka fituar në javën së 22-të të ProCredit Superligës ndaj Golden Eagel Yllit me shifrat 67:73 (18:17, 22:25, 11:13, 16:18)
Periudhën e parë më mirë e nisën mysafirët, me epërsi prej shtatë pikësh 8:15, por vendasit nuk lejuan shkëputjen e tyre dhe përfunduan çerekun e parë në të mirë të tyre, 18:17.
Fillimi i periudhës së dytë ishte i baraspeshuar, derisa në fund të saj, prishtinasit sërish kishin shtatë pikë epërsi, 35:42, por therandasit me pesë pikë radhazi, bën që pjesa e parë të përfundojë 40:42.
Lojë e niveluar ishte edhe në periodën e tretë 11:13, duke bërë që fituesi të vendosej në dhjetëminutëshin e fundit që u mbyll me shifra 16:18, dhe Bora shënoi tjetër fitore të rëndësishme 67:73.
Te vendasit më i dalluari ishte Derrick Willson me 24 pikë, një kërcim dhe pesë asistime, ndersa te mysafirët Dion Haxhosaj ishte me i dalluari me 17 pikë, 10 kërcime dhe një asistim.