Visar Bunjaku licencohet nga FIBA si Instruktor i Gjyqtarëve!
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) njofton se, gjyqtari vendor, Visar Bunjaku është licencuar nga FIBA si Instruktor i Gjyqtarëve në vendin tonë.
Konfirmimi ka ardhur nga Departamenti i Operacioneve të Gjyqtarëve të FIBA-s, që ka njoftuar FBK-në për licencimin e gjyqtarit Visar Bunjaku, si Instruktor i Gjyqtarëve, duke përfunduar me sukses rikualifikimin e FRIP Nivelit 1 dhe do të vazhdojë të mbajë kualifikimin e tij (me prioritet për të punuar në nivel kombëtar).
Gjyqtari Visar Bunjaku ka përfunduar me sukses pesë (5) vlerësime online për të marrë rikualifikimin e FRIP L.