Liga Unike e Meshkujve me përballje interesante në javën e katërt

Basketboll

Liga Unike e Meshkujve me përballje interesante në javën e katërt

Më: 4 mars 2025 Në ora: 16:16
Ndeshjet

Të mërkurën zhvillohen katër ndeshjet në kuadër të javës së katërt të Ligës Unike Meshkujt, në Grupin A dhe B.

Bashkimi-Besëlidhja është një sfidë interesante në Prizren, ku të dy skuadrat luajnë për fitore. Prizrenasit kanë një fitore e dy humbje, derisa Besëlidhja tri fitore dhe një humbje.

Tri fitore dhe një humbje ka edhe Vëllaznimi, që pret në Gjakovë, Teutën e Durrësit. Ndërkohë, skuadra durrësake ka tri humbje në tri ndeshje.

Në Grupin B, Tirana ndeshet me Golden Eagle Yllin. Takimi pritet të jetë interesant, duke marrë parasysh se të dy skuadrat kanë nga dy fitore dhe dy humbje.

Ndeshja tjetër e këtij Grupi është mes Vllaznisë dhe Sigal Prishtinës, dy skuadra në formë të ndryshme. Shkodranët kanë një fitore dhe tri humbje, derisa prishtinasit tri fitore dhe një humbje.

Dy skuadrat më të mira të Grupit A dhe dy më të mirat e Grupit B do të kualifikohen në Final 4, që do të zhvillohet në fund të muajit mars në Kosovë.

Liga Unike-Java 4

GRUPI A

E mërkurë

19:00 Bashkimi-Besëlidhja

19:00 Vëllaznimi-Teuta

GRUPI B 

E mërkurë

19:00 Tirana-Golden Eagle Ylli

19:00 Vllaznia-Sigal Prishtina

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat