​LeBron James thyen megarekordin e NBA

Basketboll

​LeBron James thyen megarekordin e NBA

Më: 5 mars 2025 Në ora: 09:33
​LeBron James thyen megarekordin e NBA

Në fitoren 136:115 të LA Lakers kundër New Orleans Pelicans, LeBron James theu një rekord magjik të NBA. Ai është tani basketbollisti i parë që shënon 50 mijë pikë në ligën më të mirë të basketbollit.

Në ndeshjen e tij të parë në NBA më 29 tetor 2003, superylli i basketbollit shënoi 25 pikë kundër Sacramento Kings (106:92).

Para ndeshjes të së martës në mbrëmje LeBron kishte 49,999 pikë – vetëm një pikë larg rekordit të madh. Dhe me koshin e tij të parë në ndeshjen kundër New Orleans Pelicans, ai tashmë shënoi 50,000 pikë.

Gjatë një timeout më pas, folësi i stadiumit të Lakers, Lawrence Tanter iu drejtua turmës dhe tha: "Zonja dhe zotërinj, ne të gjithë sapo dëshmuam historinë", përcjellë KosovaPress.

Në përgjithësi, James shënoi 34 pikë, 8 kërcime dhe 6 asistime. James tani ka 50,033 pikë në karrierën e tij në NBA.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat