Liga Unike rikthehet sot me 4 takime

Basketboll

Liga Unike rikthehet sot me 4 takime

Më: 5 mars 2025 Në ora: 17:19
Pamje nga një ndeshje

Liga Unike e basketbollit të meshkujve do të zhvillojë sot në orën 19:00 ndeshjet e javës së katërt në të dyja grupet.

Një javë që dhuron përballje mes ekipeve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës.

Kështu në Grupin A, Bashkimi do të presë Besëlidhjen, ndërsa Vëllaznimi luan në shtëpi kundër Teutës.

Për sa i përket Grupit B, Tirana sfidon Yllin në sallën “Farie Hoti”, ndërsa Vllaznia do të presë Prishtinën në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat