Peja 03 ka shënuar fitore të thellë ndaj Partizanit me rezultat 100:66 (26:13, 30:14, 19:23, 25:16), në javën e nëntë të Liga Unike Femrat.
Takimi u zhvillua në kuadër të javës së nëntë.
Skuadra vendase ishte më e mirë nga fillimi deri në fund për të shënuar fitore të merituar.
Çerekun e parë e fituan 26:13, derisa edhe më të mira ishin në periudhën e dytë, 30:14, për të shkuar në pushim me shifrat 56:27.
Pjesa e dytë ishte më e baraspeshuar, megjithatë, ishte e mjaftueshme për të shënuar fitore bindëse 100:66.
Sërish te Peja 03 shkëlqeu Alexis Tolefree me 41 pikë, kurse te mysafiret u dalluan Sarah Mgbeike me 15 pikë e dhjetë kërcime.
Peja 03 ka pesë fitore e katër humbje, derisa Partizani katër fitore e pesë humbje.