Olympiacos, Fenerbahce e Panathinaikos, ekipet ballkanase komandojnë në Euroleague

Basketboll

Olympiacos, Fenerbahce e Panathinaikos, ekipet ballkanase komandojnë në Euroleague

Më: 8 mars 2025 Në ora: 11:15
Pamje nga ndeshja

Janë luajtur ndeshjet e raundit të 28-të të Euroleague në basketboll për meshkuj, një turne që po komandohet nga ekipet ballkanase, që ndodhen në tri vendet para. Kryesuesit e Olympiacos fituan 82-70 ndaj Partizanit të Beogradit.

Në vendin e dytë janë turqit e Fenerbahce, që mposhtën 100-76 Armani Milano jashtë fushe. Mirë u paraqit edhe skuadra kampione në fuqi e Panathinaikos, që mposhti 85-70 Real Madrid në Athinë.

Mes gjashtë skuadrave më të mira, që shkojnë direkt në fazën play off, janë edhe Monaco, e Bayern Munih.

Ndërkohë që, ekipet e renditura në vendet 7-10 do të shkojnë në play out për të siguruar një vend në cerekfinale.

Euroleague-Raundi i 28-të

Paris Basketball – Monaco, 79-91

Bayern Munich – Crvena Zvezda, 100-82

Armani Milano – Fenerbahce, 76-100

Baskonia Gasteiz – Zalgiris Kaunas, 66-65

Panathinaikos – Real Madrid, 85-70

Anadolu Efes – Virtus Bologna, 79-68

Villeurbanne – Maccabi Tel Aviv, 95-102

Olympiacos – Partizan Beograd, 82-70

Alba Berlin – Barcelona, 85-99

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat