Penza shënoi fitore të rëndësishme ndaj Junior 06 Moni Bau në javën e 16-të Superliga Femrat me shifrat 90:84 (30:30, 24:14, 24:14, 20:26).
Në "Karagaçi" u zhvillua një lojë e interesante.
Derisa çereku i parë ishte i baraspeshuar, 30:30, dallimi u bë në periudhën e dytë dhe tretë, që përfunduan 24:14 në të mirë të vendaseve, derisa në dhjetë minutat nuk kishte ndonjë ndryshim të madh për rezultatin përfundimtar 98:84.
Më e dalluara te Penza ishte Nicole Terry me 20 pikë, 19 kërcime, 15 asistime, kurse te Junior 06 më e dalluara ishte Abigail Ogle me 28 pike, 12 kërcime, tetë asistime.
Penza ka tetë fitore e tetë humbje, derisa Junior 06 ka pesë fitore e 11 humbje.