Peja 03 ka shënuar fitore të pritur në "Minatori" në javën e 16-të Superliga Femrat me shifrat 41:100 (8:21, 4:22, 17:24, 12:33).
Në Mitrovicë u zhvillua një lojë e dominuar nga pejanet në të gjitha periudhat.
Ato dominuan në parket duke treguar se janë në super formë, këtë e tregojnë dhe shifrat, ku ato fituan bindshëm me rezultat 41:100.
Më e dalluara te Trepça ishte Vivian Woo me 19 pikë, 12 kërcime, pesë asistime, kurse te Peja 03 më e dalluara ishte Calveion Landrum me 26 pikë, 11 kërcime e dhjetë asistime.
Trepça ka një fitore e 15-të humbje, derisa Peja 03 ka dhjetë fitore e gjashtë humbje.