Sigal Prishtina fiton derbin prishtinas

Basketboll

Sigal Prishtina fiton derbin prishtinas

Më: 8 mars 2025 Në ora: 22:11
Pamje nga ndeshja

Sigal Prishtina po vazhdon në super formë në garat e elitës. Bardhekaltrit me rikthim fituan ndaj Borës me rezultat 67:72 (26:12, 20:26, 10:14, 11:20), në javën e 23-të të ProCredit Superligës.

Bora e nisi në mënyrë fantastike ndeshjen me një seri të jashtëzakonshme, 16:2, derisa me epërsi të njëjtë e fituan çerekun e parë, 26:12. Epërsia më e lartë e vendasve ishte 32:15, megjithatë, bardhekaltrit u këndellën paksa, për të shkuar në pushim me rezultat 46:38.

Perioda e tretë u karakterizua me pak pikë të shënuara, megjithatë edhe në këtë periudhë bardhekaltrit për një nuancë ishin më të mirë, 10:14, ku shifrat pas 30 minutash ishin 56:52.

Sigal Prishtina kaloi në epërsi në dhjetë minutat e fundit, 56:57, e në momentet vendimtare ishin më të vëmendshëm për të fituar 67:72.

Më i miri te vendasit ishte Alex Lomax me 18 pikë e pesë asistime, derisa te mysafirët më të dalluarit ishin Josh Nzeakor me 16 pikë e nëntë kërcime dhe Rashid Mahalbasiq me 17 pikë e tetë kërcime.

Bora ka tetë fitore e 15 humbje, derisa Sigal Prishtina 15 fitore e tetë humbje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat