E diela do të jetë fantastike për adhuruesit e basketbollit.
Në mbrëmje, me fillim nga ora 20:00 do të zhvillohet deri i madh.
Vendi i përballjes mes Yllit dhe kampiones Trepçes, do të jetë Suhareka gjegjësisht palestra “13 qershori”.
Derisa edhe një ndeshje tjetër zhvillohet po në mbrëmje, në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, ku do të ballafaqohen Vëllaznimi dhe Bashkimi.