Mbrëmë në NBA u luajtën tetë ndeshje dhe vëmendja më e madhe ishte në TD Garden, ku Boston Celtics priti Los Angeles Lakers.
Dueli mes dy skuadrave më të trofeshme në NBA i përmbushi pritjet dhe në fund Bostoni fitoi me rezultatin 111:101, duke i dhënë fund serisë prej tetë fitoresh radhazi të Lakers.
Për Lakers, Luka Donçiç shënoi 34 pikë dhe 8 kërcime, ndërsa LeBron James 22 pikë, 14 kërcime dhe 9 asistime.
LeBron u lëndua në fund të ndeshjes dhe pas ndeshjes theksoi se ishte një dëmtim në ijë dhe se nuk ishte shumë i shqetësuar për këtë.
Dhe ndërsa dy yjet më të mëdhenj të Lakers luajtën mirë, superyjet e Bostonit ishin më të mirë.
Jalen Brown shënoi 31 pikë me 6 kërcime, ndërsa Jayson Tatum e përfundoi ndeshjen me 40 pikë, 12 kërcime dhe 8 asistim.
Rezultatet:
Boston – LA Lakers 111:101
Charlotte – Brooklyn 105:102
Houston – New Orleans 146:117
Atlanta – Indiana 120:118
Toronto – Washington 117:118
Miami – Chicago 109:114
Milwaukee – Orlando 109:111
Golden State – Detroit 115:110