Cavaliers të pandalshëm, marrin fitoren e 14-të radhazi

Basketboll

Cavaliers të pandalshëm, marrin fitoren e 14-të radhazi

Më: 10 mars 2025 Në ora: 09:07
Foto ilustrim

Cleveland Cavaliers kanë vazhduar me formën e shkëlqyer në NBA, duke marrë fitoren e 14-të radhazi.

Pas një paraqitje fantastike ekipore, Cavs kanë triumfuar në udhëtim te Milwaukee Bucks me 12 pikë diferencë 100:112.

Pesë basketbollistë të Cavs shënuan pikë dyshifrore në këtë ndeshje, derisa edhe shtatë të tjerë ishin në listën e realizuesve.

Strus me 17 pikë dhe Donovan Mitchell me 15 të tjera ishin më meritoret për fitoren e 14-të radhazi të Cavaliers.

Te skuadra vendase më efikasi ishte Giannis Antetokounmpo me 30 pikë, por që nuk mjaftuan për fitoren e vendasve. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat