Vijon dominimi, Cleveland dhe Oklahoma nuk njohin rival në NBA

Basketboll

Vijon dominimi, Cleveland dhe Oklahoma nuk njohin rival në NBA

Më: 10 mars 2025 Në ora: 10:57
NBA

Të tjera sfida interesante u zhvilluan të dielën në mbrëmje në NBA. Teksa po i drejtohemi dalëngadalë ndeshjeve të fundit të sezonit të rregullt, ajo ç’ka bie në sy është dominimi i Cleveland dhe Oklahomas në konferencat përkatëse.

Skuadra e Cleveland vijon të komandojë renditje në Lindje, duke mposhtur 112-100 Milwaukee jashtë fushe. Të gjithë titullarët e Cavaliers realizuan mbi 10 pikë, duke i bërë të pavlefshme 30 pikët e Antetokounmpo për Bucks.

Të njëjtin ritëm ndjek edhe Oklahoma në Perëndim, që mundi 127-103 Denver, duke mbrojtur kreun. Alexander Shai me 40 pikë ishte lider për Thunder, mbështetur edhe nga Jalen Williams me 26 pikë.

Në kohën shtesë fiton Clippers, 111-110 ndaj Sacramento, ndeshje ku u dallua James Harden me 29 pikë.

Skuadra e Minnesota, falë një loje të mirë kolektive (8 lojtarë realizuan mbi 10 pikë), mundi 141-124 San Antonio Spurs.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat