Lakers pëson humbjen e dytë radhazi

Basketboll

Lakers pëson humbjen e dytë radhazi

Më: 11 mars 2025 Në ora: 08:48
Foto ilustrim

Është zhvilluar xhiro e radhës në elitën e basketbollit amerikan NBA, ku nuk kanë munguar ndeshjet spektakolare, por edhe befasitë e mëdha.

Los Angeles Lakers janë befasuar në udhëtim te Brooklyn Nets, duke pësuar humbjen e dytë radhazi.

Në mungesë të LeBron James ishte e vështirë për Lakers të bënin më shumë, edhe pse Luka Doncic ishte në top formë.

Më efikasi në ndeshje për Lakers ishte Vincent me 24 pikë, derisa Luka Doncic e mbylli ndeshjen me ‘Triple-Double’ prej 22 pikëve, 12 kërcimeve e 12 asistimeve.

Te skuadra fituese më i miri në parket ishte Noah Clowney me 19 pikë, derisa Johnson shtoi 18 të tjera. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat