Her World, Her Rules për Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Basketboll

Her World, Her Rules për Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Më: 11 mars 2025 Në ora: 11:31
Pamje nga aktiviteti

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka mbajtur aktivitetin e radhës në Her World, Her Rules.

Ky aktivitet është mbajtur për 8 Mars - Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Eventi shumë i rëndësishëm është mbajtur në Shkollën Fillore “8 Marsi”, që ka organizuar një pritje të ngrohtë për aktivitet.  

Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë shumë vajza nga Shkolla Fillore, Valbona Bytyqi, Artina Hasani dhe Granit Makolli si trajnere/trajnerë, si dhe basketbollistja dhe gjyqtarja e njohur, Jeta Zeka.

Menaxherja e Projekteve në Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), Edita Medunjanin ka folur për rëndësinë që vajzat të merren me basketboll dhe një ditë të jenë pjesë e rëndësishme e sportit tonë të zemrës.

Më pas janë zhvilluar lojëra dhe stërvitje për vajzat, si dhe u është shpjeguar rëndësia që ka basketbolli për to.

Ato ishin shumë të lumtura që morën pjesë në këtë organizim, duke premtuar se, do të merren me sport, përkatësisht basketboll.  

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) është pjesë e projektit FIBA Europe Girls’ Program, tash e shtatë vjet dhe është duke e implementuar me mjaft sukses këtë projekt.

“Her World, Her Rules” është një projekt unik dhe fushatë në mediat sociale, e udhëhequr nga FIBA Europe që ka për qëllim ta promovojë basketbollin e femrave dhe vajzave nëpër Evropë nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme që realizohen në partneritet me Federatat Nacionale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat