Legjenda e boksit, Mike Tyson u kthye në ring pas 15 vitesh. Të shtunën ai boksoi kundër Roy Jones, por meçi u mbyll me barazim.
Mediat amerikane raportojnë se disa minuta para duelit, Tyson kishte konsumuar marihuanë.
Sot, ish kampioni i botës e ka pranuar që ai rregullisht konsumon këtë lloj droge.
“Dëgjoni, unë nuk mund ta ndalë atë. Edhe në të kaluarën kam marrë marihuanë. Këtë e bëjë rregullisht, çdo ditë” deklaroi Tyson.
Ai ishte testuar për anti-doping por kishte rezultuar negativ, meqë marihuana nuk konsiderohet substancë e ndaluar.