Ish boksieri i mirënjohur, Luan Krasniqi, është i tronditur me lajmin, se trajneri i tij, Günther Meie, ka ndërruar jetë.
“Günther Meier ka vdekur. Një mesazh që më goditi vërtet shumë - dhe për të cilin nuk mund të gjej fjalët e duhura.
Kur isha i ri, Günther ishte më shumë se vetëm trajneri im i boksit. Me shume.
Ai ishte aty për mua ditë e natë dhe gjithmonë ne mbështetje timen.
Në sport, por edhe në jetë. Jam i sigurt: Pa të nuk do të isha ky që jam sot. I dashur Günther, faleminderit për gjithçka!”, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në facebok.