Familja Mahalla i ka traditë sportet luftarake, dëshmia më e mirë është suksesi i ri i Diellzës dhe Fatjonit, që garojnë me Kastriotin.
“Diellza Mahalla dhe Fatjon Mahalla u bën kampion sot në garën e Point Fighting, e cila u mbajt nga Federata e Kick Box-it të Kosovës.
Ju uroj suksese tutje”, ka shkruar Halil Mahalla, president i klubit Kastrioti nga Ferizaj.
Diellza ishte në formë të mirë sikurse edhe Fatjoni, duke shkëlqyer përballë rivalëve.