Errol Spence Jr e ka mposhtur Danny Garcian dhe rrjedhimisht i ka mbrojtur titujt e botës në WBC dhe IBF në kategorinë e gjysmë të mesme, në meçin e tij të parë të boksit që prej aksidentit të rëndë që e kishte pësuar me automjetin e tij.
Spence, 30 vjeç, ishte në kujdes intensiv pasi u rrokullis me Ferrarin e tij duke vozitur tejet shpejt në Dallas në tetor të vitit 2019.
Ai u dënua për vozitje nën ndikimin e alkoolit por u lirua me kusht.
Në rikthimin e tij në ring, Spence e mbizotëroi bashkëkombësin e vet 32-vjeçar dhe fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve.
Me këtë triumf, Spence e ka zgjatur rekordin e përkryer në boks, 27-0, prej të cilave 21 fitore me nokaut.
Spence bëri paraqitje fantastike ndaj Garcia duke arritur fitore të lehtë e cila u vlerësuar me këtë rezultat nga gjyqtarët: 117-111, 116-112 dhe 116-112.
“Nuk mund ta besoj se kjo është e vërtetë, veçanërisht pas rikthimit nga aksidenti që e pësova një vit më parë”, tha Spence.
“Kini durim me mua. Ky ishte vetëm meçi i rikthimit”, shtoi ai.