Floyd Mayweather ka bërë të ditur se do të rikthehet në ring për të luftuar sërish.
Kjo do të jetë hera e katërt që 43 vjeçari rikthehet nga pensionimi.
Hera e fundit kur Mayweather u rikthye nga pensionimi, u ndesh me luftarin nga radhët e MMA, Connor McGregor, duel nga i cili doli triumfues.
Tani, amerikani do të ndeshet me një figurë tjetër kontraverse, pasi që kundërshtari i tij nuk është boksier profesionist.
Fjala bëhet për Logan Paul, i cili është një, aktor dhe “Youtuber” dhe nuk ka lidhje me boksin.
Logan në fakt ka të regjistruar një meç boksi, në vitin 2018 ai luftoi me “kolegun” e tij, i cili po ashtu ishte një “youtouber” nga Britania e Madhe i quajtur, Olajide Olayinka Williams.
Këtë ndeshje, Logan e humbi me TKO.
Tani, ndeshja Mayweather – Logan ,do të zhvillohet me 20 shkurt, 2021.