Një boksiere nga Brazili akuzohet se rrahu për vdekje bashkëshortin e saj.
Me këtë të fundit ajo ishte martuar në muajin janar të këtij viti.
34-vjeçarja Viviane Obenauf akuzohet se ka vrarë 61-vjeçarin Thomas në restorantin në pronësi të tij, në Interlaken të Zvicrës.
Ngjarja ka ndodhur më 19 tetor, por gruaja është arrestuar këtë javë, pas përfundimit të hetimeve.
Personat që e njihnin boksieren thonë se ajo shpesh bënte sherr me meshkuj dhe femra.