U rithye në ring pas 15 vitesh për të zhvilluar një duel bamirësie ndaj Roy Jones Jr., por në fund u largua më një llogari bankare plot me para.
Nga sfida e 28 nëntorit zhvilluar në Los Anxhelos, legjenda e boksit Mike Tyson ka arkëtuar 66 milionë euro.
Një shumë e jashtëzakonshme, që e kanë zili edhe kampionët aktualë të peshave të rënda në boks, që nuk i kapin dot këto shifra.
Gjithçka ka ardhur nga shitja PPV (pay per vieë-paguaj për ta parë) e këtij dueli, që kaloi 1 milionë shitje on-line.
Pavarësisht kësaj, "Iron Mike" tregoi se i përket një brezi që nuk shuhet kurrë dhe se popullariteti i tij nuk është zbehur.
Kjo sfidë ishte një sukses i garantuar, ndaj dhe Mike Tyson ka konfirmuar se dëshiron të duelojë sërish për bamirësi..