Zyra e Federatës së Boksit të Kosovës, konfirmon pjesëmarrjen në turneun ndërkombëtar në Sarajevë.
“Ekipi i kombëtares se Kosovës në boks, nesër udhëton në turneun ndërkombëtar “Mustafa Hajrulahovic-Talijan”, i cili mbahet në Sarajevë nga 11 – 14 dhjetor.
Ekipi I Kombëtares përbëhet nga 4 boksierë: 52kg Bashkim Bajoku, 64kg Shpetim Bajoku, 69 kg Patriot Behrami, 81kg Besart Pireva, selektori Shefki Bogujevci dhe gjyqtari ndërkombetar Latif Demolli.
Federata e boksit e Kosovës vazhdon sipas planprogramit të paraparë dhe kalendarit të garave të FBOXK dhe kalendarit të garave të Federatës Europiane EUBC dhe botërore”, njofton federata.