Ndërrohet kundërshtari i Florian Markut dy ditë para meçit.
Dy ditë para duelit të boksierit shqiptar Florian Markut i është ndërruar kundërshtari.
Ishte e paraparë që Florian Marku të përballej me boksierin britanik, Alex Feraron, mirëpo tashmë është bërë e ditur se kundërshtari i tij i ri është Jamie Stewart.
“Kemi kundeshtar te ri, por rezultati dashtë zoti të jetë i njëjtë. Më ndiqni live këtë të shtunë në Sky Sports”, shkroi Marku në Facebook.