Promotori Eddie Hearn, është i sigurt se boksieri Anthony Joshua do luftojë me Tyson Furyn sapo të mposht Kubrat Pulev.
Kampioni i Botës përballet me bullgarin këtë të shtunë dhe me fitore do këtë mundësinë të përballet me rivalin, Fury.
Kështu mendon edhe Hearn që tha për BBC Sport se përballja me Furyn do të ndodh nëse Joshua fiton këtë të shtunë.
“Jam afër 100 për qind i sigurt se lufta me Fury do ndodh nëse Anthony Joshua fiton të shtunën”.
“E tëra që duhet të bëjmë është të fitojmë”, tha ai.
Joshua dhe Fury nënshkruan marrëveshje për dy përballje gjatë verës, por ndeshjet nuk u zhvilluan.