Gjithçka gati për meçin mës Anthony Joshua dhe Kubrat Pulev.
Në Londër, Joshua dhe Pulev do të luftojnë për të mirin e botës në kategorinë e rëndë. Ata do të luftojnë për katër breza, IBF, WBA, WBO dhe IBO.
Para meçit ka folur Kubrat Pulev.
“I kam shikuar luftërat e tij me kujdes. Ai ka stil të mirë dhe është mostër e mirë, por nuk ka dëshmuar fuqi mendore. Po, ai ka shkathtësi, por nuk e ka shfaqur fuqinë mendore. Kjo është diçka nga brenda, në gjakun e një burri, dhe ky nuk e ka atë”.
Para këtij meçi, në ring do të ngjitet edhe boksieri shqiptar, Florian Marku. Ai do të përballet me britanikun Jamie Stewart.
Meçi kryesor i mbrëmjes së sotme pritet të zhvillohet pas orës 23:00, derisa gjithçka do të nisë pas orës 18:00.