Anthony Joshua ka marrë një fitore të madhe në përballje me Kubrat Pulev.
Boksieri britanik ka vazhduar t’i mbajë titujt e WBA, IBF dhe WBO, teksa fitoren e arriti në raundin e nëntë me nokaut.
Pas meçi në lidhje me fitoren e tij u prononcuar edhe bokseri i mirënjohur britanik, Dillian Whyte.
Ai u shpreh i habitur se si Anthony Joshua nuk e përfundoi luftën në raundin e tretë.
“Performancë e çuditshme, duket se ai ishte ngujuar mes dy ose tre stileve të ndryshme.
“Ai ka tre trajnerë të ndryshëm në kampin e tij, nuk e kuptoj se çfarë po ndodh atje.
“Por ai mori fitoren, kështu që ju nuk mund të ankoheni në të vërtetë”.
Në lidhje me faktin që AJ nuk e përfundoi luftën pasi dominoi raundin e tretë, Whyte tha: “Nuk e di pse e la Pulev të kthehej në luftë.
“Ai thjesht duhet ta kishte shkatërruar atë, nuk e di pse e la atë përsëri në luftë” vazhdoi ai.
“Mendova se Pulev ishte zhdukur. Pulev nuk përbënte shumë kërcënim me të vërtetë, apo jo?
“Ai nuk është goditësi më i vështirë. Nuk kishte ndonjë rrezik që ai ta rrëzonte Joshuan, apo jo?
“Nuk e kisha fituar një raund, ai humbi çdo raund” deklaroi Whyte.