Legjenda e boksit shqiptar, Luan Krasniqi, komenton shkurt fitoren e boksierit Anthony Joshua dhe humbjen e Kubrat Pulev.
“Një performancë vërtet e fortë nga Anthony Joshua.
Respekt për Kubrat Pulev, i cili tregoi një zemër të madhe luftarake.
Por një Joshua në këtë formë është shumë vështirë për t'u mposhtur”, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në facebook.
Joshua fitoi mbrëmë me nokaut në rundin e nëntë ndaj boksierit bullgar, në meçin që u zhvillua në “02 Arena” të Londrës.