Kosova fiton tri medalje te arta në Sarajevë! Shpejtim Bajoku – më i miri

Boksi

Kosova fiton tri medalje te arta në Sarajevë! Shpejtim Bajoku – më i miri

Nga: K.G. Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 16:07
Kosova fiton tri medalje te arta në Sarajevë! Shpejtim Bajoku – më i miri

Boksierët e Kombëtares së Kosovës kanë shënuar sukses të madh në turneun ndërkombëtar në Sarajevë.

“Ekipi i Kosovës më i suksesshmi ne turneun ndërkombëtar ‘Mustafa Hajrullahoviq - Taljan’ në Sarajevë.
Kosova rrëmbeu tri medalje të arta, një të argjendtë dhe tri kupa.

Shpejtim Bajoku shpallet boksieri më i mirë i turneut ‘Hakija Turajliç –Talijan’.

Image

52 kg Bashkim Bajoku fitoi medaljen e artë dhe kupën si boksieri më teknik i turneut, ndërsa 64 kg Shpejtim Bajoku - medalja e artë dhe kupën si boksieri më i mirë i turneut.

69 kg Patriot Behrami fiton medaljen e artë, kurse në 81 kg Besart Pireva u stolis me medalje të argjendtë dhe kupën si boksieri më luftarak”, njofton Federata e Boksit e Kosovës. 

Selektori Shefki Bogujevci u nda i kënaqur me boksin qe treguan boksierët tanë, shfaqën një boks cilësor. Në këtë turne drejtësinë ndau edhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat