Ish boksieri i gjeneratës së artë të klubit të boksit Prishtina (pesë herë kampion në ish Jugosllavi), Zahir Shabani, boksieri më i mirë i të gjithë kohërave në Ferizaj, është i pikëlluar thellë për ikjen në amshim para kohe të gazetarit sportiv dhe kontribuesit të madh sportiv, Avni Shabani.
“Avni, na i këpute shpirtin, ikja juaj e hershme në amshim! Gjithmonë në zemrën tuaj vlonte sporti, shumë e doje dhe nuk kurseve asgjë për të! Ferizaj dhe Kosova mbetet pa një njeri me vlera të mëdha.
Profesionist dhe kontribues i madh, që nga vitet e 80-ta, 90-ta dhe në 21 vitet e pasluftës.
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/16/auto_auto_108034537_968036746990721_6041887622647671560_n15947445691608127711.jpg)
Zahir Shabani
Gjithnjë në shërbim të sportit, sidomos në vitet e 90-ta, lokali i Avniut ish shndërruar në mbajtjen e mbledhjeve nga sportistët shqiptarë kundër okupatorit serb.
Më kujtohet si sot, kur isha si veprimtar dhe nënkryetar i Federatës së Boksit të Kosovës, gjatë viteve të 90-ta, se sa i guximshëm ke qenë Avni, jo vetëm me shkrime.
Si ish nënkryetar i federatës dhe ish boksier i Prishtinës, i shpreh ngushëllime familjes së tij, kolegëve dhe në përgjithësi komunitetit sportiv e më gjerë, se me ikje e hershme të Avniut, bota sportit e humbi një personalitet të rrallë.
Gazetar si Avniu, qytetar të Ferizajt nuk do të harrojnë kurrë kontributin e tij që ka dhënë në të gjitha lamitë sportive. Njeriu i sakrificës në Gjeneratën e Republikës.
Avni si gjithmonë i qetë dhe me vepra të mëdha, u prehsh në paqe miku im, kontribues i madh sportit”, ka shkruar Zahir Shabani.