Boksieri i ri shqiptar, Reshat Mati do të ngjitet në ring sot (e premte).
Mati do të zhvillojë meçin e nëntë në boksin profesionisht dhe përballë do të ketë boksierin nga Kenia, Dennis Okoth.
22-vjeçari që njihet me noftën “Ariu Shqiptar” është i lindur dhe jeton në Amerikë.
Ai është pjesë e kompanisë Matchroom, kompani kjo që promovon edhe Anthony Joshuan.
Kundërshtari i Matit i ka katër fitore, katër humbje e një barazim. Meçi do të jetë në kategorinë velter dhe do të zhvillohet në Florida.