Reshat Mati i njohur ndryshe si “Arusha Shqiptare”, e zhvilloi meçin e tij të radhës, kundër Dennis Okoth.
Mati e mposhti kundërshtarin e tij me nokaut në rundin e gjashtë.
Por, e veçanta e këtij meçi ishte se pse Reshati u paraqit me veshjen e ‘Batman’ dhe shqiponjën në mes.
“Ishte diçka e çastit, e pash në Instagram veshjen e ‘Spidermanit’ dhe ‘Batmanit’, unë vendosa për Batman”, tha ai.
Kujtojmë se boksieri shqiptar ka 9 fitore, 7 me nokaut, 0 humbje e asnjë barazim.