Fuqia dhe taktika e tij ka bërë krenar të gjithë shqiptarët, teksa është shndërruar në një legjendë.
Bëhet fjalë për ish boksierin Aziz Salihu, i cili ka fituar mbi tridhjetë medalje.
Zizi ka qenë i ftuar në emisionin “1Kafe me Labin” në KTV, ku ka treguar një ngjarje interesante më ish-trajnerin e ndjer Lah Limani, i cili në një rast e ka dërguar në gjyq Aziz Salihun.
“E kam pasur një maicë me logo të gjarpërit, ndërsa në ish-jugosllavët e kanë parashikuar se ky është flamuri që po përfaqëson Kosovën dhe ish-trajneri i ndjer tani Lah Limani më ka dërguar në gjyq, për ta parë se maica të cilën e kam pasur veshë ishte me logo të gjarpërit.
Ku në librin e quhur “Duga” ka shkruajtur se Aziz Salihu ka qenë nacionalist, irrendentistë, por mua nuk më ka interesu fare për to dhe gjithnjë kam boksuar për shqiptarët” deklaroj Aziz Salihu.