Kampionia e dyfishtë e botës në artet marciale mikse Amanda Nunes, do të mbrojë titullin e peshës “feather2eight” (pesha 61-66kg) në eventin UFC-259, që do të zhvillohet më 6 shkurt të vitit të ardhshëm (ende nuk dihet vendi).
Përballë “luaneshës” braziliane do të jetë australiania Megan Anderson.
Nunes, 20 fitore e 4 humbje, ka fituar 11 duelet e fundit.
Ajo mban edhe titullin kampion bote të peshës “bantamweight” (pesha 56-61kg). ndërsa Anderson numëron 11 fitore e 4 humbje në kafaz.
Kjo përballje duhej të ishte zhvilluar në eventin UFC-256, por Nunes pati probleme shëndetësore dhe sfida u anullua.