Latif Demolli është nga figura më karizmatike në sportin e Kosovës.
Për që është i zoti e dijnë të gjithë dhe nuk është lajm, por që është gjyqtari më i mirë në Kosovë për vitin 2020, janë dy fakte shumë të forta!
E para, ai ndau drejtësinë në finalen e Kampionati Evropian për U 18, që u mbajt në Budvë.
E dyta, Demolli ndau drejtësinë edhe në Kampionatin Evropian për U-16, që u mbajt në Sofje.
I vetmi gjyqtar që ka referuar në nivelet më të larta evropiane dhe padyshim është gjyqtari më i mirë për vitin 2020 në Kosovë. Shumë homologë e lakmojnë Demollin, për karakterin e fortë që ka si gjyqtar.