Viti 2020, përkundër problemeve të mëdha, solli edhe suksese të mëdha për boksin e Kosovës.
Talentja Alnera Brahimi dhe talenti Remzo Mustafiq, fituan medalje evropiane për kategoritë e reja.
Alnera fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Europian për të reja (U-16) në Sofje të Bullgarisë.
Shefki Bogujevci dhe Remzo Mustafiq
Padyshim se selektori i femrave, Besim Brahimi, ka një mijë e një arsye që të mburret me këtë vashë dhe sukses.
Remzo Mustafiq, la të gjithë pa fjalë, fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian për të rinj (17-18 vjeçar), që u mbajt në Budvë të Malit të Zi.
Shefki Bogujevci, selektori i Kombëtares së Kosovës, realizoi ëndrrën e tij të kamotshme. Viti më i mirë për boksin e Kosovës, në 21 vitet e pasluftës.