Kampioni i botës në peshën “welter” (pesha 71-77kg) në artet marciale mikse, nigeriani Kamaru Usman (17 fitore, 1 humbje), do të rikthehet në kafaz më 13 shkurt, në eventin UFC-258.
Në këtë duel ai do të përballet me brazilianin Gilbert Burns (19 fitore, 3 humbje).
Kjo përballje ende nuk është zyrtarizuar, por mediat amerikane bëjnë me dije se palët kanë arritur një marrëveshje. Kjo pritet të jetë edhe sfida kryesore e këtij eventi.
Dueli ishte parashikuar të zhvillohet në eventin UFC-256, por Usman deklaroi se kishte nevojë për më shumë kohë për t’u përgatitur. “Usman, që njihet me nofkën “makthi nigerian”, nuk duelon që prej korrikut të vitit të kaluar, kur triumfoi ndaj Jorge Masvidal.
Ndërsa Burns ka dueluar për herë të fundit në maj 2020, kur mposhti Tyron Woodley.