Çfarë spektakli do të ishte. Kampioni botëror i MMA-së në kategorinë e peshave të mesme, Khabib Nurmagomedov kishte një ofertë prej 100 milionë dollarësh të përballet me Floyd Mayweather.
Sidoqoftë, mundësi rus, tashmë i pensionuar, e refuzoi këtë ofertë.
“Po, është e vërtetë që ata na ofruan 100 milionë dollarë për një duel me Mayweatherin”, tha menaxheri i rusit, Ali Abdelaziz.
“Të gjithë u pajtuan, madje edhe presidenti i UFC-së, Dana White, por Khabib nuk pranoi”, tregon më tej ai.
“Së pari, Mayweather duhej ta kuptonte se Khabib është mundës i UFC-së dhe se përballja duhej të ishte në kafaz dhe jo në ring boksi”, shtoi Abdelaziz.