McGregor ka pësuar humbje me nokaut nga luftëtari, Dustin Poirier në meçin e mbajtur sot në kuadër të UFC 257.
Ai u rikthye me humbje pas pensionimit, ku nuk ia doli t’i përballonte goditjet e forta të kundërshtarit të tij.
Kështu, sipas “Indepedent” para këtij meçi ishte parashikuar që McGregor të fitonte 5 milionë dollarë në rast humbje apo fitore.
Ndërsa shuma e vendosur për Poirier ishte vetëm 1 milionë, madje ky ishte çmimi më i madh në karrierën e 32-vjeçarit.
DOWN GOES MCGREGOR #UFC257 pic.twitter.com/PQ18QY3Ak4
— DraftKings (@DraftKings) January 24, 2021