Musli Zymberi u rizgjodh kryetar i Shoqatës së Trajnerëve të Boksit të Kosovës të Kosovës.
Ai zotohet se do të punojë edhe më shumë që të avancojë boksin, sidomos të sjellin edhe trajnerë të rinj.
Është interesant se Kuvendi i rregullt është mbajtur më 16 janar ku dy kandidatët konkurrues morën vota të njëjta, Musli Zymberi dhe Nesret Saliha. Pas 2 jave u mbajt balotazhi, Zymberi fiton 12 vota kundrejt kandidatit Nusret Salihaj i cili mori 8 vota.
Më pas u votua edhe për nënkryetare të shoqatës, ku me votim unanim u zgjodh Marigonë Beadini. Sekretar i shoqatës u rizgjodh Burhan Xhafa.
Kryesia u zotua që t’i unifikoj sa më mirë trajnerët, me të vetmin qëllim që boksi të ec para, që të arrijë namin që e kishte viteve të tetëdhjeta të shekullit të kaluar.