10 ditë më parë, në eventin UFC-257, Conor McGregor humbi duelin ndaj Dustin Poirier, pasi u mund me “KO teknik” në raundin e dytë. Ashtu sikurse pat bërë edhe disa vite më paë, kur u mund nga Khabib Nurmagomedov, irlandezi ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku analizon humbjen përmes një video.
“Ja disa pamje nga sfida ime e fundit. Tani kam në duar një triologji fantastike me Dustin, mezi e pres. Më duhet të punoj më shumë me këmbët dhe do të rikthehem fitues e argëtohem në kafaz në të ardhmen”, thotë McGregor, që pranon se nuk kishte punuar sa duhet më këmbët, arma kryesore e Poirier.
“Punova më shumë me grushtet dhe boksimin, pasi doja të përgatitesha për një duel boksi ndaj Pacquiao. Mendova gabim dhe e meritoja të humbisja.
Pavarësishta tij gabimi, goditjet e mia ishin efikase dhe e kisha duelin nën kontroll. Ai më goditi 18 herë me këmbë, duke shkaktuar probleme në këmbët e mia dhe fitoi”, tha McGregor.