Boksieri 34-vjeçar amerikan Michael Coffie, 12 fitore dhe 0 humbje në karrierën e tij si profesionist, beson se do të sjellë në vendlindjen e tij titujt kampionë bote në peshën e rëndë. Më 30 janar ai korri fitoren e radhës në karrierën e tij, kur mundi patriotin Darmani Rock edhe pse ky i fundit është 10 vjet më i ri në moshë.
Në një intervistë për “Sky Sports”, Coffie, që deri më tani nuk ka zhvilluar duele me emra të njohur të ringut, shprehet: “Kam ndarë ringun në stërviej me mjaft boksierë kampionë si Wilder, Kownacki, Adamek, Miller etj. Pra, kam përvojën e duhur për të kaluar te duelet e mëdha”.
Coffie beson se pavarësisht moshës, do të jetë boksieri që do të rikthejë në Amerikë titujt kampionë bote në peshën e rëndë, që aktualisht mbahen nga dy bvritanikë, Anthony Joshua dhe Tyson Fury.
“Dua të jem ai që do të shkojë në Angli dhe do të marr titujt kampionë bote, për t’i rikthyer në Amerikë”, tha Coffie.