Boksieri meksikan Andy Ruiz Jr., që dy vite më parë befasoi botën kur mposh
ti me “KO” britanikun Anthony Joshua, beson se një ditë mund të rikthehet të mbajë gjerdanin e kampionit. Për t’ia arritur këtij qëllimi ai frymëzohet çdo ditë nga karriera e Tyson Fury, që u rikthyer kampion bote në peshën e rëndë edhe pse kaloi në depresion dhe i humbi titujt.
Ruiz ka humbur peshë dhe po përgatitet për t’u rikthyer në ring këtë vit. “Jam frymëzuar shumë nga ai dhe shpresoj që një ditë të kem shansin të ndaj ringun me të. Ndoshta edhe duke u stërvitur së bashku.
Jeta e tij është e ngjashme me timen, jemi të dy familjarë. Ajo që Tyson bëri në jetën e tij, duke kaluar vështirësitë dhe rikthyer kampion bote është frymëzuese dhe më motivon në karrierën time”, tha Ruiz.
Andy Ruiz Jr ishte boksieri i parë meksikan që shpallej kampion bote në peshën e rëndë. Ai mundi Joshua më 1 qershor 2019, duke marrë titujt kampionë bote (IBF, WBA e WBO), që më pas i humbi në revanshin e 7 dhjetorit 2019. Kjo është edhe sfida e fundit e meksikanit në ring, që ka humbur mjaft peshë dhe pritet të rikthehet në ring këtë vit pas gati 2 vitesh pushim.