Mark Breland thyen heshtjen duke folur pas largimit nga menaxhimi i Deontay Wilder.
Vitin e kaluar, pas disfatës nga Tyson Fury, Wilder e largoi nga stafi legjendën e boksit, Breland.
"Kjo ishte pjesë e boksit", ka thënë Breland.
Në një intervistë të dhënë për mediat në Amerikë, Breland thotë se karriera e Wilderit ka përfunduar.
"Karriera e tij tashmë ka përfunduar", shtoi legjenda e boksit.
Në rast se ndodhë ndonjë meç i tretë mes Furyt dhe Wilderit, Breland jep parashikimin e tij.
"Nuk ka shanse që Wilder ta mposhtë Furyn".
57-të vjeçari është fitues i Medaljes së Artë në Lojërat Olimpike, Los Angeles 1984.