Federata e Boksit të Kosovës, si zakonisht, e organizon turneun ndërkombëtare “Pavarësia”.
Zëdhënësi i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, konfirmon edhe emrat e shteteve pjesëmarrëse.
“Me 13 shkurt mbahet turneu i 12-të me radhë me radhë ‘Pavarësia 2021” .
Ky aktivitet është në vazhdën e shënimit të 13 vjetorit të shtetësisë sonë. Pos nikoqirit Kosovës marrin pjesë shtetet e rajonit: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Maqedonia e Veriut merr pjesë me këta boksierë Lion Jovanovski 75 kg; Emil Shabotic 91+kg; Shqipëria: Ardit Murja 56 kg; Krenar Zeneli 60 kg; Arjon Kajoshi 75 kg; Denis Nurja 75 kg; Gelian Rojku 91kg”, njofton Demolli.