Sot, më 13 shkurt 2021 u zhvillua turneu ndërkombëtar I boksit "Pavarësia" ku morën pjesë boksierët nga Maqedonia Veriore, Shqipëria dhe Kosova.
Në këtë turne nuk munguan duelet dhe ballafaqimet interesante me luftëra mjaftë të ashpra.
Në fund të turneut u shpallën edhe boksierët më të mirë të këtij evenimenti:
Boksieri më i mire u shpall Patriot Behrami, kurse tekniku më i mire ishte boksieri Besart Pireva.
Qifti më luftarak u shpall Riad Konushevci – Drilon Arifi, ndërsa boksieri me i mirë i huaj Denis Nurja.
Boksieri më farplay u shpall Lion Jovanovski
Këto ishin të gjitha rezultatet nga turneu u boksit “Pavarësia”
1.60kg.Riad Konushevci “Dardanet”Pr.- Drilon Arifi”Gollaku” Pr. 2:3
2.69kg.Demahmet Sinani”Gollaku” Pr.-Rilind Muriçi“Besa” Pej 2: 3
3.60kg.Krenar Zeneli Shqipëri-Loris Idrizi Kosovë 5 :0
4.69kg.Patriot Behrami“F.Kosovë” -Çlirim Zekaj“S.Center”Gjakovë 5 : 0
5.69kg.Lion Jovanovski Maqedonia e V. -Ahmet Çallaku Kosovë 0 : 5
6.75kg.Arjon Kajoshi Shqipëri - Dionis Gashi Kosovë ëo-Kajoshi
7.75kg.Denis Nurja Shqipëri- Ymer Mangjolli Kosovë 5 :0
8.81kg.Besart Pireva"Fushë Kosovë"-Endrit Hoxha K.b.”Prizreni”5 :0
Gjyqtarë/ Referee
1.Latif Demolli
2.Agim Shala
3.Agim Tahiraj Delegat: Sylejman Voca,Nadir Shllaku
4.Fadil Bekteshi Mjeku kujdestar: Agron Kamberi
5.Visar Ibrahimi
6.Granit Qorri
7.Luan KrasniqI